Video

Kreu 3 vrasje në Shkodër në vitet 2000, ekstradohet nga Nju Jorku, Valentin Ftoni

Ftoni mbërriti në Rinas me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të koordinuar me Policinë e Shtetit

zh.ll
Kreu 3 vrasje në Shkodër në vitet 2000, ekstradohet nga Nju
VALENTIN FTONI

TIRANË- Valentin Ftoni, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ftoni mbërriti në Rinas me avion charter, i shoqëruar nga marshallët amerikanë, të koordinuar me Policinë e Shtetit. 52-vjeçari u arrestua më 11 tetor në Nju Jork, i cili për tu larguar nga Shqipëria përdori dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në territorin e SHBA-së. Më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, Ftoni vrau bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj, krim për të cilin Gjykata e Shkodrës e dënoi me 25 vjet burg. Në 2008, ai u dënua me 25 vite burg nga Gjykata e Shkodrës për veprat: “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për vrasjen e shtetasit Gac Toma, në vitin 2001. Përveç këtyre dy çështjeve, ai është gjykuar edhe për vrasjen e Behar Becit, ngjarje e ndodhur po në vitin 2001, por për këtë akuzë është shpallur i pafajshëm.

./ZËRI

MOS HUMB