Video

Nga 2027, autobusët ndërqytetas me biletë elektronike dhe Google Maps

Sipas institucionit, aktualisht po mblidhen të dhëna për flukset dhe lëvizjen e autobusëve, në kuadër të udhëzimit për instalimin e pajisjeve GPS.

zh.ll
Nga 2027, autobusët ndërqytetas me biletë elektronike dhe Google
FOTO

TIRANË- Transporti publik në Shqipëri pritet të kalojë në sistemin e biletimit elektronik për transportin ndërqytetas duke nisur nga viti 2027, ndërsa qytetarët dhe turistët do të mund të ndjekin lëvizjen e autobusëve në kohë reale përmes Google Maps. Këto nisma u prezantuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë një prej forumeve të Javës Globale të Sipërmarrjes. Sipas institucionit, aktualisht po mblidhen të dhëna për flukset dhe lëvizjen e autobusëve, në kuadër të udhëzimit për instalimin e pajisjeve GPS. Hapi tjetër është integrimi i sistemit me Google Maps, në mënyrë që edhe turistët të mund të marrin informacion në kohë reale. Kontrata pritet të nënshkruhet brenda dy javëve mes DPSHTRR-së dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për këtë projekt, ndërsa zbatimi parashikohet të nisë në vitin 2027.

./ZËRI

MOS HUMB