Video

Dy herë tritol dyqanit, pronari: Djali luan bixhoz, duan 240 mln lekë

Raportohet se edhe më 1 nëntor, biznesit iu vendos tritol. Herën e parë lënda eksploziv ishte hedhur dhe shpërtheu në tarracën e dyqanit të luleve.

F.I.
Dy herë tritol dyqanit, pronari: Djali luan bixhoz, duan 240 mln lekë
FOTO

TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në Tiranë. Biznesi është në pronësi të Asllan Koçit. Sipas raportimeve paraprake, dyqani është vendosur për herë të dytë në shënjestër brenda një afati të shkurtër kohor.  Raportohet se edhe më 1 nëntor, biznesit iu vendos tritol. Herën e parë lënda eksploziv ishte hedhur dhe shpërtheu në tarracën e dyqanit të luleve. Pronari i dyqani dyshon se shkak mund të jetë djali i tij që luan bixhoz. Koçi ka deklaruar se i kanë kërkuar 240 milionë lekë.

./ZËRI

MOS HUMB