Video

Arben Voja pas arrestimit në spital! SKEMA: 88 mijë € për tokën shtetërore

Voja akuzohet për përfshirje në regjistrimin e paligjshëm të 44 mijë metrave katrorë tokë, në kohën kur drejtonte Kadastrën e Fierit.

F.I.
Arben Voja pas arrestimit në spital! SKEMA: 88 mijë € për
Arben Voja

FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i arrestuar një ditë më parë për tjetërsimin e një prone shtetërore në Povelçë, është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Voja akuzohet për përfshirje në regjistrimin e paligjshëm të 44 mijë metrave katrorë tokë, në kohën kur drejtonte Kadastrën e Fierit. Në pranga janë edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, tre punonjës të Kadastrës dhe një notere. Sipas Prokurorisë, prona u regjistrua në mënyrë të paligjshme, duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas u shit për 88.200 euro për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Gjatë kontrollit në banesën e Vojës u gjetën 7 zarfe me para, të vendosura në një sirtar të mbyllur me çelës, ku ishin shënuar emra dhe mbishkrime të ndryshme. Po ashtu, u sekuestruan edhe 101 fishekë.

./ZËRI

MOS HUMB