Video

'Shpërdorim detyre'-Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja dhe 3 të tjerë

Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni i sotëm është zhvilluar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.

zh.ll
'Shpërdorim detyre'-Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit,
anila haxhiu-arben voja-dilaver shyti

TIRANË- Një aksion i befasishëm është zhvilluar sot në Spitalin Rajonal të Fierit, në kuadër të të cilit raportohet se janë lëshuar 4 urdhër-arreste, mes tyre edhe për drejtorin e këtij institucioni Arben Voja si dhe për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Fierit. Kokretisht, përveç Vojës, raportohet se urdhër-arrest është lëshuar për Dilaver Shytin, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; Fjorelo Bidën, punonjëse e Kadastrës dhe Anila Haxhiun, notere. Pasi u mor në pyetje prej rreth 4 orësh nga prokurorët, Arben Voja, është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier. Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni i sotëm është zhvilluar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit. Sipërfaqja e tokës shtetërore në fjalë, dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara, kaloi në pronësi të një biznesmenni për ndërtimin e paneleve diellore, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Detaje të tjera priten të bëhen të ditura në vijim si dhe masat e caktuara ndaj personave të përfshirë.

/ZËRI

MOS HUMB