Video

Pason Vlora Hysenin! Esmeralda Hasani në krye të SHISH

Emërimi i saj, vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

F.I
Pason Vlora Hysenin! Esmeralda Hasani në krye të SHISH
bajram begaj-Esmeralda Hasani

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Emërimi i saj, vjen pas shkarkimit të Vlora Hysenit. Kjo e fundit është nën masën e sigurisë arrest në shtëpi e akuzuar se ndihmoi biznesmeni Ergys Agasi, gjatë kohës që ishte në arrati dhe e ndihmoi me informacione sekrete. Hasani shërbente si këshilltare pranë Kryeministrisë. Gjithashtu ajo ka qenë pjesë e strukturës së SHISH pasi ka drejtuar Departamentin e Mbështetjes. Sipas njoftimit të Presidencës, emri i saj është propozuar nga kryeministri Edi Rama. Hasani ka mbajtur disa pozicione në institucione dhe organizata të ndryshme. Gjatë periudhës 2015-2019 ka drejtuar Institutin për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, ndërsa në vitet 2017-2018 ka ushtruar detyrën e këshilltares dhe shefes së kabinetit pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën./ZËRI

 

MOS HUMB