LIVE UPDATES

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për Arben Vojën dhe 3 të tjerë, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim

♦Një aksion i befasishëm është zhvilluar sot në Spitalin Rajonal të Fierit, në kuadër të të cilit raportohet se janë lëshuar 4 urdhër-arreste, mes tyre edhe për drejtorin e këtij institucioni Arben Voja si dhe për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Fierit. ♦Kokretisht, përveç Vojës, raportohet se urdhër-arrest është lëshuar për Dilaver Shytin, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; Fjorelo Bidën, punonjëse e Kadastrës dhe Anila Haxhiun, notere. ♦Pasi u mor në pyetje prej rreth 4 orësh nga prokurorët, Arben Voja, është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier. ♦Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni i sotëm është zhvilluar në kuadër të një hetimi për tjetërsimin e 44 mijë hektarëve tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit. ♦Sipërfaqja e tokës shtetërore në fjalë, dyshohet se përmes dokumenteve të falsifikuara, kaloi në pronësi të një biznesmenni për ndërtimin e paneleve diellore, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

5 artikuj për këtë temë.
18 MINUTA ME PARE

Zbardhet SKEMA e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë: Nga kontaktimi i biznesmenëve deri te firma e Arben Vojës

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për
arben voja

FIER- Drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, po përballet me akuzat për korrupsion gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit. Në kuadër të hetimeve, ai u ndalua sot nga autoritetet dhe pasi u mor në pyetje për rreth 4 orë, u dërgua në ambientete e paraburgimit të Fierit. 

Çështja për të cilën po hetohet, është tjetërsimi i 44 mijë metra katrorë tokë shtetërore në pronë private e cila më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar. Ndërkohë, është bardhur skema që dyshohet përmes së cilës kryhej tjetërsimi i pronave.

Si dyshohet se funksiononte skema?

Raportohet se gjithçka funksiononte përmes ndërmjetësimit të sekserëve, të cilët kontaktonin biznesmenë të interesuar për blerjen e tokave, kryesisht për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Pas marrëveshjeve më qytetarët që pretendonin të drejta mbi tokat, dyshohet se dokumentacioni plotësohej në Njësinë Administrative Dërmenas dhe përcillej në Kadastrën e Fierit, i cili më pas merrte edhe firmën e Arben Vojës. 

Lidhur me këtë çështje janë lëshuar urdhër-arreste edhe për Dilaver Shytit, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu.

Megjithaë, ende nuk ka informacione zyrtare nga organet e drejtësisë. Në vijim, priten detaje dhe masat e caktuara ndaj personave të përfshirë./ZËRI

1 ORE ME PARE

4 orë në pyetje nga prokurorët, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier (VIDEO)

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për

FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është marrë në pyetje prej rreth 4 orësh nga prokurorët e SPAK dhe më pas është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë Fier. 

Voja është u ndaluar ditën e sotme pas një aksioni të befasishëm në Spitalin e Fierit. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj Vojës u raportua lëshimi i urdhër-arrestit në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke shtetërore në Fier, gjatë periudhës që ai ishte në krye të Kadastrës. 

Përveç Vojës, raportohet se urdhër-arrest është lëshuar për Dilaver Shytin, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; Fjorelo Bidën, punonjëse e Kadastrës dhe Anila Haxhiun, notere. /ZËRI

2 ORE ME PARE

Tjetërsimi i tokës shtetërore në Fier, raportohet për 4 urdhër-arreste, Arben Voja dhe 3 të tjerë (EMRAT)

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për
arben voja

FIER- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i zhvilluar sot në Spitalin Rajonal të Fierit, ku u raportua ndalimi i drejtorit të këtij institucioni, Arben Voja.

Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni lidhet me një hetim për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit. Sipërfaqja në fjalë, dyshohet se është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Për këtë çështje raportohet se janë lëshuar katër urdhër-arreste, mes tyre edhe për Arben Vojën, ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit.

Po ashtu, përveç Vojës, urdhër-arrest është lëshuar edhe për Dilaver Shytit, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu.

Arben Voja përballet me akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Por, kjo nuk është hera e parë që Arben Voja përballet me akuza për periudhën kur drejtonte institucione publike.

Në vitin 2023, Voja u kallëzua në SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas konstatimit të 36 rasteve të dyshuara të mosllogaritjes së tatimit 15 për qind. Sipas kallëzimit, pretendohej një dë, prej 9.5 milionë lekësh. Ndërsa në dhjetor 2025, Prokuroria e Fierit e dërgoi për gjykim, së bashku me gjashtë punonjës të tjerë, për dyshime mbi shkelje në dhënien e lejeve mjedisore, gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier-Vlorë-Gjirokastër./ZËRI

3 ORE ME PARE

Pse u ndalua Arben Voja? Ja si i shiti 44 mijë m² tokë shtetërore me dokumente false kur drejtonte Kadastrën

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për
arben voja

FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar mesditën e sotme nga autoritet dhe aktualisht po merret në pyetje në ambientet e Policisë së Fierit nag prokurorët e SPAK. Ndalimi i Vojës vjen në kudër të një hetimi të nisur nga SPAK. 

Sipas burimeve, hetimi lidhet me periudhën kur Voja mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit. Konkretisht, bëhet fjalë për hetimet mbi tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, të cilat dyshohet se i janë kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sa i përket aksionit të sotëm, raportohet se Voja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Fierit. Më pas, me urdhër të kryeprokurorit të rrethir, Eljon Mustafaraj, është shoqëruar në komisariat. Po sipas burimeve, në momentin e shoqërimit, drejtori ndodhej në zyrën e tij në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa bashkë me të janë ndaluar dhe dy persona të tjerë.

Në të njëjtën dosje është arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, si dhe punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida dhe noterja Anila Haxhiu.

Ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, së bashku me ndalimin e daljes jashtë vendit.

Aktualisht, mësohet se Voja vijon të merret në pyetje, teksa nuk ende informacion zyrtar nëse ndaj tij është lëshuar urdhërarrest./ZËRI

5 ORE ME PARE

Kontrolle në Spitalin e Fierit, DETAJE nga aksioni: Drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë/ Urdhër-arreste për
Arben Voja-spitali rajonal i fierit

FIER-  Një zhvillim i papritur është regjistruar në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa vijojnë të dalin detaje të reja nga aksioni, në kuadër të të cilit është shoqëruar drejtori i këtij institucioni, Arben Voja.

Sipas raportimeve, Voja është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK dhe një oficer i Policisë Gjyqësore.

Arben Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa përfaqësuesit e SPAK po zhvillojnë veprimet hetimore. Megjithatë, deri më tani nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin. Sipas burimeve, mësohet se dosja hetimore përfshin edhe periudhën kur Voja ka mbajtur detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit.

Më herët, Voja ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.

 

Lajmi në përditësim... 

MOS HUMB