Politikë

Samiti virtual i NATO-s? Rama shuan zërat: Marrëzia, do bëhet në Tiranë në 2028-ën

Kreu i qeverisë ka deklaruar se samiti i NATO-s mbase do të mbahet në 2028.

F.I
Samiti virtual i NATO-s? Rama shuan zërat: Marrëzia, do bëhet
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur gazetarëve të huaj nga Dublini, aty ku po merr pjesë në takimin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian. Në nga pyetjet kishte të bënte me raportimet e fundit se samiti i NATO-s në Tiranë, ku në një artikull nga 'Politico' thuhej se po diskutohet shtyrja e takimit ose zhvillimi i një samiti virtual. Rama i ka quajtur raportimet marrëzira dhe ka theksuar se samiti do të mbahet në Tiranë, por ende nuk ka një vendim se kur. Kreu i qeverisë ka deklaruar se samiti i NATO-s mbase do të mbahet në 2028.

Edi Rama: Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s. Ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti. Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë. Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira.

Çfarë thuhej në artikullin e 'POLITICO'

Në shkrimin e publikuar thuhej se sipas ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi , Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë një format fleksibël, duke përfshirë edhe shtyrjen e samitit të NATO-s ose zhvillimin e tij online.

Por pas këtij propozimi qëndrojnë rezervat e diplomatëve të NATO-s, të cilët e konsiderojnë gjithnjë e më pak të mundshëm organizimin e samitit në Shqipëri vitin e ardhshëm. Dy prej çështjeve që kanë ndikuar në këtë klimë janë niveli i shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen dhe marrëdhëniet e tensionuara me administratën e Donald Trump.

Pikëpyetjet për organizimin e samitit nisën të bëhen më të forta pas raportimeve në qershor për mënyrën se si Shqipëria kishte deklaruar shpenzimet ushtarake. Ndërsa qeveria pretendonte se kishte arritur objektivin prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, të dhënat e rishikuara e vendosnin vendin rreth gjysmë pikë përqindjeje nën këtë nivel. Deri më tani nuk ka një vendim përfundimtar mbi formatin dhe vendin ku do të zhvillohet samiti. 

MOS HUMB