Politikë

'Kush të jep të dhëna ty', Berisha sulmon gazetarët: Je e keqpërdorur zonjë...

Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur.

F.I
'Kush të jep të dhëna ty', Berisha sulmon
Sali Berisha

TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me kallëzimin e bërë ndaj gjyqatres Irena Gjoka. Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur. Një debat e pati edhe me gazetaren Klodiana Lala, e cila e pyeti për emra konkret dhe se a kishte dorëzuar dokumenta për pretendimet e tij për gjyqtaren Gjoka. Berisha vijoi përplasjen me gazetaren, duke i thënë se ajo është “gazetarja më e keqpërdorur”.

“Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si... Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë? Sepse ti je e keqpërdorur”, iu drejtua Berisha.

/ZËRI

MOS HUMB