Video

Apeli i GJKKO rikthen në qeli Oltion Bistrin, dënohet me 7 vite burg

Në vendimin e rreth një viti më parë Bistri u shpall fajtor vetëm për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, për të cilat mori 3 vite burg, që pas uljes përfundoi në 2 vite burg.

zh.ll
Apeli i GJKKO rikthen në qeli Oltion Bistrin, dënohet me 7 vite burg
Oltion Bistri

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg për pastrim parash e korrupsion pasiv, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj. Për këto akuza Gjykata e Posaçme e kishte shpallur të pafajshëm, ish-shefin e Operacionale i cili u arrestua me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit "Metamorfoza". Në vendimin e rreth një viti më parë Bistri u shpall fajtor vetëm për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, për të cilat mori 3 vite burg, që pas uljes përfundoi në 2 vite burg. Ai fitoi lirinë pasi sipas vendimit, koha në paraburgim ishte më e gjatë se dënimi. GJKKO asokohe rrëzoi edhe kërkesën për konfiskimin e pasurive, por me vendimin e Apelit të Posaçëm, Bistrit i konfiskohen sërish 1 milion euro pasuri, 3 apartamente dhe 2 biznese, të cilat shkalla e parë më herët ia kishte kthyer.

/ZËRI

MOS HUMB