Video

"Më shan për famë"-Tritoli në biznesin e tij, Noizy: Cllevio e pranoi në TikTok

Çështja lidhet me shpërthimin e eksplozivit në biznesin e reperit në Durrës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2022.

zh.ll
"Më shan për famë"-Tritoli në biznesin e tij,
noizy-cllevio

TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, kanë dalë sot para gjykatës për të dëshmuar në procesin ndaj Laert Haxhiut. Çështja lidhet me shpërthimin e eksplozivit në biznesin e reperit në Durrës, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2022. Fillimisht ka dëshmuar babai i artistit, Bashkim Rajku, i cili ka rrëfyer momentet pas shpërthimit, teksa ka shtuar se një ditë para ngjarjes, pranë lokalit kishin mbërritur 6 makina që kishin provokuar konflikt. Sa i përket motiveve, ai është shprehur se bëhet fjalë për një konflikt mes artistëve, duke përmendur konfliktet e mëparshme mes djalit të tij dhe reperit tjetër, Kleviol Ahmeti. Më pas, ka dëshmuar edhe Noizy, i cili ka rrëfyer se ishte në gjumë nw momentin e shpwrthimit dhe se është njoftuar nga babai i tij. Reperi ka deklaruar se e kishte kuptuar kush fshihej pas, duke pretenduar se për këtë, vetë Cllevio kishte pranuar në rrjete sociale se eksplozivin e kishte vendosur me porosi të Laert Haxhiut. Gjithashtu, ai përmendi dhe rastin e tritolin në kutinë e picave, dy muaj më parë, me pretendimin se fshihet e njëjta dorë. Në gjykatë, Noizy ka theksuar se konflikti me Cllevion daton që prej 2019, pasi ky i fundit sipas tij, e fyen vetëm në përpjekje për të marrë famë prej tij.

/ZËRI

MOS HUMB