Video

Çmimi i qirave, apartamenteve...Tirana "luks" për familjet e reja, bien lindjet

Rritja e fortë e çmimeve të apartamenteve dhe qirave, kostot e jetesës dhe shpenzimet më të larta për familjet me fëmijë po e bëjnë më të vështirë krijimin dhe zgjerimin e familjes, pavarësisht mundësive më të mëdha për punësim dhe të ardhura që ofron Tirana

zh.ll
Çmimi i qirave, apartamenteve...Tirana "luks" për familjet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se mesatarja kombëtare. Në nëntë muajt e vitit 2026, në qarkun e Tiranës lindjet u tkurrën me 8%, sipas të dhënave të INSTAT, teksa numri i lindjeve në shkallë kombëtare ra me -4.7%. Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për familjet e reja. Rritja e fortë e çmimeve të apartamenteve dhe qirave, kostot e jetesës dhe shpenzimet më të larta për familjet me fëmijë po e bëjnë më të vështirë krijimin dhe zgjerimin e familjes, pavarësisht mundësive më të mëdha për punësim dhe të ardhura që ofron Tirana. Sipas INSTAT, në 9-mujorin 2026, në Tiranë u regjistruan 647 lindje më pak, se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e kthyer kryeqytetin në përcaktuesin kryesor të tkurrjes së lindjeve në vend.

/ZËRI

MOS HUMB