Video

Nga trafiku i drogës te plumbat në Spanjë, kush ishte Luka Beqiraj?

Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri në mbërritjen e autoriteteve gjyqësore.

zh.ll
Nga trafiku i drogës te plumbat në Spanjë, kush ishte Luka
Luka Beqiraj

TIRANË- Luka Beqiraj është 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua ditën e djeshme në Spanjë. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes, ndërsa 39-vjeçari nga Vlora rezulton të ketë pasur precedentë penalë në Shqipëri dhe Itali. Beqiraj u ekzektua në mes të ditës në Alicante të Spanjës, teksa autori i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt dhe menjwherw mw pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një monopatinë elektrike. Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri në mbërritjen e autoriteteve gjyqësore. Sipas mediave spanjolle, mënyra se si është kryer vrasja ka ngritur dyshime te hetuesit se mund të bëhet fjalë për një krim me pagesë, për larje hesapesh. Gjithashtu, po hetohet mundësia e lidhjes së krimit me rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë në këtë pjesë të Spanjës. Beqiraj rezulton një emër i njohur për autoritet shqiptare. Në vitin 2016, Beqiraj u arrestua në Vlorë për plagosje të rëndë me dashje, në 2019 u arrestua në kuadër të një operacioni shqiptaro-italian, ndërsa në vitin 2020 u dënua me 4 vite e gjysmë burg për trafik droge.

/ZËRI

MOS HUMB