
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Sipas Veliajt, Bodo ka shpërdoruar detyrën duke e transferuar në mënyrë të paligjshme nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Veliaj pretendon se transferimi i tij është kryer në shkelje të ligjit, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtueses së sistemit penitenciar për këtë vendim. Drejtoria e Burgjeve në një deklaratë zyrtare të bërë më herët, njoftoi se sa i përket urdhrit të transferimit është pjesë e dokumenteve të klasifikuara si “sekret shtetëror”. Kryebashkiaku u transferua nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit më datë 28 tetor. Transferimi i kryebashkiakut ka hapur një debat politik dhe ka nxitur reagime.
./ZËRI