Video

Plagosje me mjet prerës në burgun e Durrësit

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes të burgosurëve, ku i plagosur me mjet prerës ka mbetur Ilir Biba.

F.I.
Plagosje me mjet prerës në burgun e Durrësit
FOTO

DURRËS- Një plagosje me mjet prerës është regjistruar në burgun e Durrësit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes të burgosurëve, ku i plagosur me mjet prerës ka mbetur Ilir Biba. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës, me të cilin ka ndodhur plagosja. Bugjisha akuzohet për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”. Raportohet se i plagosuri dhe autori qëndronin në katin e dytë të burgut dhe ishin shokë dhome.

./ZËRI

MOS HUMB