Video

Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë.

M.K.
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të
FOTO

TIRANË- Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë se konsumi i tyre është shtuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), të publikuar në nëntor 2026, rreth 34% e shqiptarëve mendojnë se konsumi i lëndëve narkotike në zonën e tyre është rritur shumë krahasuar me pesë vite më parë, ndërsa 30% vlerësojnë se është rritur disi. Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë. Për krahasim, mesatarisht gjashtë në dhjetë qytetarë të Bashkimit Europian e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz në zonën ku jetojnë, nga pothuajse tetë në dhjetë në Shqipëri.

./ZËRI

MOS HUMB