DIVJAKË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për "shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim. Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.Gjithashtu, dënimi me 1 vit burg është kërkuar edhe për 3 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, Dorian Spaho, Andi Bollari dhe Ledio Xharo. Konkretisht sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore. Bëhet fjalë për 67 hektarë tokë bujqësore, të kaluara në mënyrë të paligjshme kompanive private.
./ZËRI