Video

Dosja në SPAK! 3.6 mld lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit

SPAK ka regjistruar procedimin penal për këtë çështje, duke shtuar edhe veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal”.

zh.ll
Dosja në SPAK! 3.6 mld lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit
Elisabeta Mataj

TIRANË-Hetimet për zhdukjen e rreth 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës kanë marrë një tjetër drejtim. Një ditë më parë, ZËRI raportoi se Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe dosjen ndaj ish-drejtoreshës së Postës, dhe dy ish-vartësve e kaloi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). SPAK ka regjistruar procedimin penal për këtë çështje, duke shtuar edhe veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal”. Dyshimet e Prokurorisë janë se në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Por, veç shumës prej 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, të cilat nuk janë arkëtuar, auditi zbulon një mungesë më madhe me vlerë rreth 3.6 miliardë lekë. Që prej korrikut 2026, kontrollet financiare kishin evidentuar shkelje dhe parregullsi të konsiderueshme, të cilat u pasuan nga shkarkimi i drejtoreshës së filialit Elisabeta Mataj dhe depozitimi i kallëzimeve penale.

/ZËRI

MOS HUMB