Politikë

Paketa fiskale kalon në Komision: TVSH e reduktuar për ujin, produktet higjienike...çfarë u miratua

Lista e produkteve me TVSH të reduktuar zgjerohet me ujin, produktet e higjienës personale menstruale dhe produktet e higjienës për fëmijët.

F.I
Paketa fiskale kalon në Komision: TVSH e reduktuar për ujin, produktet
pamje nga mbledhja e Komisionit

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe me votat e opozitës ndryshime në paketën fiskale 2027, duke zgjeruar listën e produkteve që përfitojnë TVSH të reduktuar. Sipas variantit të kaluar në komision, lista e produkteve me TVSH të reduktuar zgjerohet me ujin, produktet e higjienës personale menstruale dhe produktet e higjienës për fëmijët.

Një ndryshim tjetër ka të bëjë edhe me cigaret elektronike, ku paketa fiskale e vitit 2027 parashikon rritje graduale të akcizës për produktet me nikotinë dhe cigaret elektronike. Komisioni i Ekonomisë pranoi propozimin e deputetit socialist Erion Braçe për të hequr cigaret elektronike nga lista e produkteve që do t’i nënshtrohen akcizës. Braçe kërkoi që qeskat me nikotinë dhe cigaret elektronike të mos përfshihen në akcizë, pasi sipas tij janë produkte të ndaluara me ligj në Shqipëri.

Me paketën fiskale 2027, TVSH-JA për produktet ushqimore, nga 20% ulet 6%. Po ashtu parashikohet rritja e normës së përgjithshme të TVSH-së nga 20% në 21%. Gjithashtu, nga 1 janari qeveria ka propozuar se pragu për TVSH-në të ulet nga 10 milionë lekë të reja që është aktualisht, në 5 milionë lekë të reja. 

Ndërkohë tatimi mbi fitimin, për bizneset dhe kompanitë propozohet të rritet nga 15% në 17%. Paralelisht pas 8 vitesh në fuqi qeveria ka vendosur të rrisë dividentin, nga 8% në 15%. Paketa e re fiskale parashikohen edhe në tatimin mbi të ardhurat nga pagat. Pragu për aplikimin e normës 23% propozohet të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Ndërsa për pagat mbi 700 mijë lekë në muaj, parashikohet një normë e re tatimi prej 32%.

Taksa e qarkullimit 32.4 lekë me TVSH, nuk do të paguhet më në çdo litër naftë apo benzinë, por do të shlyhet një herë në vit tek taksat vjetore të mjetit që do të dyfishohen.

Projektligji u miratua me 10 vota pro dhe pritet të kalojë për shqyrtim në seancën plenare të 26 nëntorit.

MOS HUMB