Aktualitet

Fation Shehu emërohet drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave

Fation Shehu, më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite.

zh.ll
Fation Shehu emërohet drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave
Fation Shehu

TIRANË- Fation Shehu është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke marrë kështu drejtimin e institucionit pas largimit nga detyra të Besmir Bejës.

Besmir Beja u largua nga detyra në muajin tetor, në kuadër të valës së ndryshimeve në administratën publike, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që preku 132 institucione në vend.

Ndërkohë, Fation Shehu, më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite. Vitin e kaluar, ai u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. /ZËRI

MOS HUMB