Aktualitet

Aksident tragjik në Orikum! Përplasje fatale mes dy automjeteve, 1 viktimë dhe disa të plagosur (EMRI)

Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.

zh.ll
Aksident tragjik në Orikum! Përplasje fatale mes dy automjeteve, 1
pamje nga aksidenti

VLORË- Një aksident i rëndë me është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të Orikumit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 63-vjeçar. Viktima është identifikuar si Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Nga përplasjaë kanë mbetur edhe persona të plagosur, të cilët janë transportuar në ambientet e Spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, të cilët po shkonin drejt zonës bregdetare të Vlorës për të punuar.

Ndërkohë, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

MOS HUMB