FOTO NGA KUKESI
KUKËS- Moti i keq që ka përfshirë pasditen e sotme Kukësin dhe zonat përreth ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike.
Në qytet janë regjistruar ndërprerje të përsëritura që zgjasin nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa situata paraqitet më e rënduar në zonat rurale ku pjesa më e madhe e njësive administrative vijon të jetë pa energji.
Stuhia e shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta, ka vështirësuar furnizimin normal me energji. Ndërprerjet vijojnë edhe në këto momente, ndërsa banorët presin rikthimin e shërbimit./ZËRI