Aktualitet

Moti i keq lë Pukën pa energji elektrike, qyteti prej disa orësh në errësirë

Ndërprerja e energjisë ka vështirësuar aktivitetin e përditshëm të banorëve dhe bizneseve, ndërsa kushtet e pafavorshme atmosferike vijojnë të mbajnë nën presion zonën.

M.K.
Moti i keq lë Pukën pa energji elektrike, qyteti prej disa orësh
FOTO

PUKË- Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike duke lënë qytetin e Pukës pa drita prej disa orësh.

Ndërprerja e energjisë ka vështirësuar aktivitetin e përditshëm të banorëve dhe bizneseve, ndërsa kushtet e pafavorshme atmosferike vijojnë të mbajnë nën presion zonën.

Problemet me furnizimin me energji elektrike janë kthyer në një shqetësim të përsëritur për banorët të cilët presin rikthimin e shërbimit./ZËRI

MOS HUMB