Politikë

Buxheti 2027 dhe paketa fiskale miratohen nen për nen në Komisionin e Ligjeve (VIDEO)

Përveç projektbuxhetit 2027, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe ndryshimet në pesë ligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë procedurat tatimore, taksat kombëtare, akcizat, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat.

zh.ll

Buxheti 2027 dhe paketa fiskale miratohen nen për nen në Komisionin e

TIRANË- Projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale janë miratuar sot nen për nen në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Gjatë miratimit, janë marrë në shqyrtim edhe kërkesat e institucioneve për fonde shtesë dhe rritje të numrit të punonjësve.

Konkretisht, për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) është miratuar një fond shtesë prej 459 milionë lekësh, ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD) janë akorduar 125.5 milionë lekë. Komisioni i Prokurimit Publik do të përfitojë 40 milionë lekë shtesë, ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i janë miratuar 34 milionë lekë për magazinat e materialeve zgjedhore.

Ndërkohë, nuk është parashikuar asnjë fond shtesë për Prokurorinë e Përgjithshme, për të cilën është miratuar kërkesa për shtim të punonjësve. Shtim të numrit të punonjësve do të ketë edhe Ministria e Administratës Publike.

Përveç projektbuxhetit 2027, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe ndryshimet në pesë ligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë procedurat tatimore, taksat kombëtare, akcizat, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat.

Siç bëri me dije edhe kreu i Komisionit, Ulsi Manja, projektligji për buxhetin dhe paketën fiskale do të votohen nen për nen edhe në tërësi në seancën plenare të Kuvendit të datës26 nëntor./ZËRI

MOS HUMB