Aktualitet

12 kg kanabis xhelatinë Britani-Elbasan? DETAJE nga operacioni: Njëri ia mbathi nga 'Audi', tjetri luante "Big Brother" me Policinë

Në kuadër të operacionit, 22-vjeçari Flavio Ismalaj është shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Mariglen Vata, është arrestuar nga policia.

zh.ll
12 kg kanabis xhelatinë Britani-Elbasan? DETAJE nga operacioni: Njëri
DROGA E SEKUESTRUAR-Flavio Islamaj dhe Mariglen Vata

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me operacionin e Antidrogës së Tiranës "Risia", gjatë të cilit u sekuestruan mbi 12 kg kanabis xhelatinë. Raportohet se lënda narkotike, vlera e së cilës në treg kap afro 30 mijë euro, kishte ardhur me postë nga Mbretëria e Bashkuar me përqindje të lartë THC dhe kishte si destinacion Elbasanin.

Në kuadër të operacionit, 22-vjeçari Flavio Ismalaj është shpallur në kërkim, ndërsa bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Mariglen Vata, është arrestuar nga policia.

Por, si arriti Antidroga e Tiranës të sekuestronte lëndën narkotike? Pasi mori informacion për lëndën narkotike, Antidroga organizoi operacionin. 22-vjeçari Flavio Ismalaj, i cili drejtonte automjetin tip 'Audi", sapo ka kuptuar se po ndiqej nga blutë në afërsi të rrethit të Saukut ka tentuar që të largohet me shpejtësi. Pasi ka mbërritur në afërsi të Digës së Liqenit Artificial ka braktisur mjetin dhe është arratisur me vrap.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Mariglen Vata, është arrestuar pasi është konstatuar nga efektivët teksa vëzhgonte lëvizjet e tyre nga një automjet tjetër. Nga kontrolli në automjetin që braktisi 22-vjeçari u gjetën 12.1 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, në trajtë xhelatinoze, ndërsa nga kontrolli në banesën e të arrestuarit u gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në dy valixhe, brenda ishin 500 pako me sasi të vogla kanabis. Krahas tyre janë gjetur edhe pako të tjera me sasi më të mëdha lënde narkotike, me afro 400 deri në 500 gramë brenda. 

Sa i përket dy të përshirëve, i arrestuari Mariglen Vata dhe u shpalluri në kërkim Flavio Ismalaj, janë dy emra të njohur për policinë pasi rezultojnë me precedentë të mërparshem për drogë. 

MOS HUMB