TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Vladimir Kolën, i akuzuar për vrasjen e shtetasit Briken Sanaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 te "Kodra e Diellit". Në përfundim të hetimeve, sipas Prokurorisë, rezulton se Vladimir Kola ka kryer vrasjen e Briken Sana për hakmarrje, për shkak të një konflikti të hershëm me vëllain e viktimës. Gjithashtu, Koka dyshohet se ka ndërmarrë veprime për të shmangur gjurmët, duke kryer hyrje-dalje nga Shqipëria përmes Malit të Zi, ndërsa automjetin që përdori e kishte blerë pa kryer procedurat noteriale. Sipas njoftimit zytar, përveç Kolës, Prokuroria ka kërkuar dënimin e 4 personave të tjerë, me një total prej 12 vitesh burg, të akuzuar për moskallëzim të krimit, përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë drejtësinë.
/ZËRI