Video

Pas 23 vitesh në €, apartamentet fillojnë të shiten në lekë

Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 90 lekëve. Indirekt, vetëm nga kursi, çmimet janë shtrenjtuar.

zh.ll
Pas 23 vitesh në €, apartamentet fillojnë të shiten në
FOTO

TIRANË- Rënia e euros ka sjellë që pas 23 vitesh çmimet e apartamenteve në vend të tregtohen në monedhën vendase. Për agjentët imobiliarë, ndryshimi i nisur prej 3 muajsh po shtrihet në të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme, përfshirë në shitblerjen e apartamenteve me kontrata porosie, të përfunduara dhe rishitje. Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 90 lekëve. Indirekt, vetëm nga kursi, çmimet janë shtrenjtuar. Psh, nëse një apartament sot shitet me 30 milionë lekë, nga 300 mijë euro më parë, e konvertuar me kursin aktual, kjo shumë është 330 mijë euro, ose rreth 11% më shumë./ZËRI

 

MOS HUMB