Aktualitet

Prej 1 jave e zhdukur, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja amerikano-shqiptare, dyshohet se u abuzua s*ksualisht në disa qytete

zh.ll
Prej 1 jave e zhdukur, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja
foto ilustrim

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi, ku një vajzë 13-vjeçare është gjetur në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh. E mitura raportohej e zhdukur në Shkodër, prej rreth njw jave, ndërsa largimi i saj ishte denoncuar në polici nga nëna. 13-vjeçarja jetonte së bashku me të ëmën, ndërsa babai i saj ndodhet në burg.

Pas denoncimit, forcat e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera vendore dhe Prokurorinë, nisën kërkimet për gjetjen e të miturës. 

Gjendet në Tiranë, dyshime për abuzim seksual

Raportohet se 13-vjeçarja është gjetur në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa po merr kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike në një qendër sociale. Sipas raportimeve, pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, vajza e mtiur rezulton se është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se të miturës abuzuesit i kanë dhënë para kundrejt marrëdhënies intime.

Lëvizjet e dokumentuara në disa qytete

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë lëvizjet e vajzës, e cila dyshohet se pas largimit nga shkolla në Shkodër ka udhëtuar në disa qytete të vendit. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.

Lëvizjet e saj janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë nëpër qytete, teksa sipas hetimeve 13-vjeçarja ka lëvizur e vetme, herë me autobus dhe herë me taksi. Sipas hetimeve paraprake, ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. 

Disa të arrestuar

Deri më tani janë arrestuar disa shtetas, ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13-vjeçaren. Aksioni nuk është përmbyllur ende. 

Në vijim pritet të ketë edhe njoftim zyrtar për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ZËRI

MOS HUMB