ambasadori Eric Wendt ne spak
TIRANË- Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Gjatë vizitës në SPAK, ambasadori Wendt ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Klodian Brahon dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta.
Mësohet se ambasadori ka qenë i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit dhe zyrtarë amerikanë. Ky është takimi i dytë i ambasadorit amerikan me Klodian Brahon dhe Joni Ketën brenda disa javësh./ZËRI