TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i shumicës.
Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PS-së, Balla deklaroi për mediat se vendimi është marrë në zbatim të rregullores së Grupit Parlamentar. Lidhur me këtë vendimarrje, Balla tha se do të ketë një dokumentacion që do t'i vihet në funksion Kuvendit. Balla shprehu keqardhjen, teksa paralelisht Balla u shpreh se kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman.
Pjesë nga deklarata e Ballës për mediat:
Taulant Balla: Në fund të mbledhjes, kemi diskutuar edhe për çështje të organizimit dhe të disiplinës së brendshme të PS, të cilat nuk janë objekt diskutimi me mediat.
Çfarë bëri që e përjashtuat?
Taulant Balla: Çështjet e diskutimit të brendshëm nuk janë objekt diskutimi me mediat. Do të keni dokumentacionit që do t’i vihet në funksion Kuvendit, lidhur me këtë vendimmarrje, që në zbatim të rregullores së grupit parlamentar, u njoftua sot edhe në grup. Pas 9 vitesh më vjen keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Kjo legjislaturë ka edhe 30 muaj deri në fund.
Sipas burimeve, ju keni thënë që e përjashtoi asambleja e përjashtojmë edhe ne.
Balla: Kur të mbaroj përgjigjen. Kur të dua do të jap përgjigjen.
Balla: Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Kjo ndodh edhe në Bundestagun gjerman, rregulloren e grupit ka një nen, 28.
Do komunikoni me Spiropalin?
Balla: Padyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e kuvendit.
Deputetja Elisa Spiropali është përjashtuar këtë të martë nga Grupi Parlamentar i PS-së. Gjatë mbledhjes së grupit, socialistët votuan pro përjashtimit të Spiropalit, ndërsa dy deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi abstenuan. Përjashtimi i deputetes nga Grupi Parlamentar, vjen disa ditë pas kryeministri Edi Rama kërkoi largimin e saj nga të gjitha forumet dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të zhvilluar më 14 nëntor./ZËRI
