Aktualitet

Operacionin e Veliajt 'pezull', Ndreca: S'kemi problem se ku, por ndërhyrjen ta bëjë mjeku i familjes

Ndreca është shprehur se duhet të merret një vendim i shpejtë, teksa paralajmëroi pasoja të mundshme shëndetësore. 

zh.ll
Operacionin e Veliajt 'pezull', Ndreca: S'kemi problem se ku, por
avokati Plarent Ndreca

TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi për mediat se do t'i kërkojnë me urgjencë një vendimarrje Drejtorisë së Burgjeve për operacionin e kryebashkiakut, pasi gjykata ia la asaj vendimmarrjen. Ndreca është shprehur se duhet të merret një vendim i shpejtë, teksa paralajmëroi pasoja të mundshme shëndetësore. 

Avokati sqaroi se shqetësimi kryesor nuk lidhet me institucionin spitalor ku do të kryhet ndërhyrja, por me mundësinë që Veliaj të ndiqet nga mjeku i tij.

“Kemi problem që të ndiqet nga mjeku ynë, jo se ku. Le ta bëjë edhe te Trauma, mjeku na ka sugjeruar privatin. Teknikisht është e pamundur të bëhet te Memoriali me mjekun tonë, por nëse bëhet edhe atje, OK, por ka strukturën mbështetëse ose te Trauma, ose te privati ku punon. Deri tani, zgjidhja sipas gjykatës është që duhet të shprehet me vendim Drejtoria e Burgjeve. Mund të ketë pasoja shëndetësore, ndaj kemi kërkuar urgjencë, sepse ne nuk e dimë se çfarë pasojash mund të sjellë. Jemi në këto kushte për shkak të vendimmarrjes së burgjeve”, u shpreh Ndreca.

GJKKO rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt, duke vlerësuar se vendimmarrja për kryerjen e operacionit është në kompetencën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /ZËRI

MOS HUMB