Video

Vrasja e Santiago Malkos: Apeli rrëzon pafajësinë, 28 vite burg për Dukën

Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili.

zh.ll
Vrasja e Santiago Malkos: Apeli rrëzon pafajësinë, 28 vite burg
Erlis Duka dhe Santiago Malko

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i cili në shkallën e parë ishte shpallur i pafajshëm për çështjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko. Në janar të këtij viti Gjykata e Posaçme dha dënimin me 130 vite burg për të akuzuarit e vrasjes së Santiago Malkos. GJKKO dënoi me 30 vite burg Leonard Dukën, ndërsa shpalli të pafajshëm vëllanë e tij, Erlis Duka. Prokuroria kundërshtoi vendimin e pafajësisë për këtë të fundit. Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, Apeli ka lënë në fuqi dënimet e dhëna më herët. Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, ndërsa Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj dhe Oltjon Loga janë dënuar me nga 25 vite burg secili. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë.

/ZËRI

MOS HUMB