Video

Spitalet publike në treg? Ndryshon Ligji: Privatët drejt menaxhimit të tyre

Projektligji parashikon gjithashtu ofrimin e shërbimeve me pagesë për pacientët, duke u krijuar mundësinë të përfitojnë ekzaminime dhe trajtime më të shpejta, ndërsa mjekët do të mund të ushtrojnë praktikën private edhe brenda ambienteve të spitaleve publike.

zh.ll
Spitalet publike në treg? Ndryshon Ligji: Privatët drejt menaxhimit
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria u hap rrugën kompanive private për të marrë përsipër administrimin dhe konsulencën e spitaleve publike në vend, ndërsa pajisjet mjekësore dhe sallat shtetërore do të vihen në dispozicion të tyre kundrejt pagesës, sipas projektligjit të ri për “Autonominë Spitalore”, i depozituar në Kuvend. Projektligji parashikon gjithashtu ofrimin e shërbimeve me pagesë për pacientët, duke u krijuar mundësinë të përfitojnë ekzaminime dhe trajtime më të shpejta, ndërsa mjekët do të mund të ushtrojnë praktikën private edhe brenda ambienteve të spitaleve publike. Në draft theksohet se këto ndryshime nuk duhet të cenojnë shërbimet e urgjencës, e megjithatë janë ngritur shqetësime për konfliktin e mundshëm të interesit dhe krijimin e dy standardeve në shëndetësi: shërbim më të shpejtë për ata që paguajnë dhe pritje më të gjata për qytetarët që marrin shërbim përmes sistemit publik./ZËRI

MOS HUMB