Video

'Tranksionet bankare në Austri'-E penduara e SPAK 'fundos' Olta Xhaçkën

Sipas dosjes hetimore, materialet e sekuestruara përmbajnë të dhëna për pagesa dhe transaksione financiare në Austri që lidhen me çiftin Xhaçka-Gaçi, teksa përmendet edhe Ardi Hysa, ish-këshilltar i Xhaçkës.

zh.ll
'Tranksionet bankare në Austri'-E penduara e SPAK
olta xhacka

TIRANË- Një hetim i SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka çuar në zgjerimin e hetimeve edhe drejt deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi, për dyshime për korrupsion e pastrim parash. Në qendër të hetimit janë disa shënime dhe komunikime të zbuluara në kompjuterin dhe telefonin e sekuestruar të Adela Kondakçit, financieres së Ajola Xoxes, e cila tashmë ka statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë. Sipas dosjes hetimore, materialet e sekuestruara përmbajnë të dhëna për pagesa dhe transaksione financiare në Austri që lidhen me çiftin Xhaçka-Gaçi, teksa përmendet edhe Ardi Hysa, ish-këshilltar i Xhaçkës. Për verifikim, SPAK dërgoi letërporosi në Austri, teksa përgjigjja konfirmoi se transaksionet lidhen me përfitime financiare për çiftin Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi./ZËRI

 

MOS HUMB