Bota

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona! Arrestohet i dyshuari

Policia ka ndërhyrë pas njoftimit për rastin, ndërsa personi i dyshuar për përfshirjen në ngjarje është arrestuar.

M.K.
Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona!
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjakovë të Kosovës. Policia ka ndërhyrë pas njoftimit për rastin, ndërsa personi i dyshuar për përfshirjen në ngjarje është arrestuar.

Sipas zyrtares për informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Vlera Krasniqi rreth orës 16:40, autoritetet janë njoftuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohej se ishin plagosur me armë zjarri.

Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, të cilat gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, si dhe një armë të gjatë automatike.

Ndërkohë Policia ka bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar për ngjarjen. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi plagosja e dy personave./ZËRI

MOS HUMB