Aktualitet

Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, arrestohet shqiptari dhe 2 grekë, prenë tubat për të vjedhur bakrin

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit.

F.I

 

Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, arrestohet shqiptari dhe 2
pamje nga arrestimi

 

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i fortë në Athinë, më 25 shtator ku si pasojë humbën jetën 6 persona mes tyre tre shqiptarë. Të dyshuar për përfshirjen në shpërthimin e fuqishëm, janë arrestuar Kolian Ilia, 34 vjeç, dhe dy shtetas grekë të moshës 37 dhe 55 vjeç.

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, tre të dyshuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në sistemin e furnizimit me gaz të një ndërtese, me qëllim vjedhjen e tubave të bakrit. Ndërhyrja dyshohet se ka dëmtuar tubacionin, duke shkaktuar rrjedhjen e gazit natyror, i cili është grumbulluar brenda godinës dhe ka shpërthyer disa orë më vonë.

Ata përballen me akuza të rënda, mes të cilave zjarrvënie, shkaktim të shpërthimit me pasoja fatale dhe vrasje me dashje. 

Shpërthimi ndodhi më 25 shtator pak para orës 08:00, në një ndërtesë të vjetër dykatëshe në rrugën “Lysikratous”, përballë Shtyllave të Zeusit Olimpik. Mes gjashtë viktimave të tragjedisë ishin edhe tre shtetas me origjinë shqiptare dhe shtetësi amerikane, Florin Hoxha, Florida Hoxha dhe Eris Cani./ZËRI

MOS HUMB