Aktualitet

Ndërpritet bojkoti, të hënën avokatët rikthehen në GJKKO, Haxhia: Vlera e gjobave rreth 250 mln lekë

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se paralelisht është ngritur grupi i punës që do të vijojë me padinë në Apelin e Administratives.

F.I

Ndërpritet bojkoti, të hënën avokatët rikthehen në

Maks Haxhia

TIRANË-Dhoma e Avokatisë ka vendosur të ndërpresë bojkotin e seancave gjyqësore dhe të rikthehen në seancat gjyqësore të hënën. Avokatët hynë në bojkot që prej 9 shtatorit, pas hyrjes në fusi të rregullores së re të GJKKO, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimit e telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit për avokatët.

Kreu i Dhomës, Maks Haxhia, tha se paralelisht është ngritur grupi i punës që do të vijojë me padinë në Apelin e Administratives. Ndërkohë gjobat që GJKKO u ka vendosur avokatëve për shkak të bojkotit kanë arritur në 250 milionë lekë, të cilat avokatët i kanë ankimuar.

Maks Haxhia: Sot na u vu në dispozion vendimi i Administratives së Apelit dhe masa provizore është që bojkoti të pezullohej. Në këto kushte, ky organ vendimmarrës, i bëmë prezent gjithë situatën, përpjekjet tona për zgjidhjen e këtij konflikti dhe Dhoma e Avokatisë ka qenë që në ditët e para, kemi qenë dh ejemi që çdo gjë të zgjidhet me mirëkuptim e bisedime. U përdor autoriteti i karriges dhe sështë mirë që në këtë vend kaq të vogël të ndiqet me imponimin e autoritetit të karriges. Duke qenë përpara këtij realiteti, Këshilli i Përgjithshëm vendosi që ë zbatim të këtij vendimi, të ndërpresë për shkak të ecurisë së këtij vendimi, të ndërpresë bojkotin duke filluar nga dita e hënë. Ndërkohë Këshilli përcaktoi edhe grupet e punës që do të paraqesin ankimin. Në emër të Dhomës do të paraqesë padi për pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores. Vlera e gjobave ka ikur maksimalisht dhe ishte një mënyrë sjelljeje jo korrekte sepse avancoi nga gjobat në kërcënime penale. Gjobat kanë arritur një masë rreth 250 mln lekë, që ne e kemi kundërshtuar në rrugë ligjore në seancë.

Bojkoti i avokatëve solli shtyre të seanca gjyqësore për çështjet ‘Partizani’, Meta-Kryemadhi, ‘Sterilizimi’ apo atë të kryebashkiakut Erion Veliaj.

MOS HUMB