
TIRANË-Rreth 5 mijë kamera trupi (Body Cam) kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit. Sipas të dhënave paraprake, nga infonews pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës së shërbimit. Më pas, procesi pritet të shtrihet në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.
Një nga veçoritë kryesore të këtij sistemi është se kamerat do të mund të kontrollohen drejtpërdrejt nga Sallat Operative të Policisë. Kjo do të thotë se ato mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse. Efektivët nuk do të kenë mundësi të ndërhyjnë në regjistrimin e pamjeve apo t’i fshijnë ato.
Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjësit e Policisë, si dhe të parandalojë rastet e korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe ndërhyrjeve të paligjshme policore.
Kamerat e trupit plotësojnë projektin e gjerë që përfshin makinat inteligjente, dronët dhe radarët e gjeneratës së re për të rritur sigurinë rrugore dhe publike