Aktualitet

PROFIL/ Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

Bashkim Zeneli ka pasur një karrierë të gjatë në shërbim të diplomacisë dhe politikës shqiptare.

zh.ll
PROFIL/ Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe
bashkim zeneli

TIRANË- Është ndarë nga jeta ditën e sotme, ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, diplomati e publicisti Bashkim Zeleni. Mësohet se Zeneli ka jetë në një spital jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, bëhet me dije se nderimet zyrtare në kujtim të tij do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.

Kush ishte Bashkim Zeneli-Karriera

Bashkim Zeneli ka pasur një karrierë të gjatë në shërbim të diplomacisë dhe politikës shqiptare. Zeneli ka qenë gazetar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi. Gjithashtu, ai ishte një nga intelektualët e hershëm të Partisë Socialiste, duke kontribuar në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, ai dha një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Ai është angazhuar edhe në gazetari e publicistikë, duke kontribuar me shkrime, analiza dhe botime mbi zhvillimet politike e diplomatike. Përmes shkrimeve dhe kujtimeve të tij, Zeneli la gjithashtu dëshmi me vlerë për historinë e diplomacisë shqiptare. Në vitin 2018, Presidenti i atëhershëm i Republikës, Ilir Meta, e dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij në politikën e jashtme, gazetari, publicistikë dhe përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë.

Reagimi i kreut të Kuvendit, Niko Peleshi

Kretari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, i cili u shpreh ngushëllimet familjarëve. Përmes një postimi në rrjete sociale, Peleshi vlerëson lart kontributin e tij si ambasador dhe në politikë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, diplomat dhe publicist, intelektual i radhëve të hershme në Partinë Socialiste, i cili i kushtoi një jetë të gjatë shërbimit publik.

Me kontributin politik, veprimtarinë parlamentare dhe në detyrën e ambasadorit në Gjermani e Greqi, Bashkim Zeneli dha një kontribut të çmuar për vendin dhe për forcimin e miqësisë me fqinjët dhe partnerët e Shqipërisë. Me shkrimet dhe kujtimet e tij, ai la gjithashtu një dëshmi të vyer për historinë e diplomacisë shqiptare.

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan kryetari i Kuvendit./ZËRI

MOS HUMB