Politikë

Masat për mbrojtjen e fëmijëve, Rama: Do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00

Rama deklaroi sërish se do të kufizohet mosha për përdorimin e rrjeteve sociale dhe së shpejti do të zhvillohen diskutime me prindërit.

F.I

Masat për mbrojtjen e fëmijëve, Rama: Do të

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, njoftoi një sërë masash të reja për mbrojtjen dhe edukimin e të miturve. Rama deklaroi sërish se do të kufizohet mosha për përdorimin e rrjeteve sociale dhe së shpejti do të zhvillohen diskutime me prindërit.

Po ashtu kreu i qeverisë deklaroi se prej vitit të ardhshëm 2027 do të zgjatet qëndrimi i fëmijëve në shkolla deri në orën 17:00. Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë fëmijët të merren me aktivitete kulturore e sportive që ndihmojnë edhe në socializimin e tyre. Masa vijnë pas shqetësimeve për rritjen e dhunës mes të rinjve.

Edi Rama: Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë dhe Shqipëri si rezultat i arsyeve të ngjashme dhe të ndryshme kërkon qasje të re të gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik. Rrjetet sociale kanë stimuluar vetmi të një natyre të rrezikshme për bashkëjetesën. Psikologët kanë nxjerrë konkluzionin se e shohin këtë si mundësi për të hyrë në një play-station. Prandaj kemi vendosur për të kufizuar moshën e rrjeteve sociale. Do të nisim një diskutim me prindërit, mësuesit dhe shkollat për kufizimin e moshës për të miturit në rrjete sociale. Tjetra është puna që duhet bërë bashkërisht mes nesh e shoqërisë civile për të rritur gamën e aktiviteteve sociale të fëmijëve nga sporti te kultura, në mes të të cilave janë të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me skenën, pikturën, zejet, fotografinë e me radhë. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite.

MOS HUMB