Aktualitet

Flakët përfshijnë magazinën ushqimore për bagëtitë në Krujë, digjen edhe disa bagëti

Sipas informacioneve paraprake flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për kafshët, ndërsa më pas janë përhapur edhe në ambientet pranë kasolles ku mbaheshin lopët.

M.K.
Flakët përfshijnë magazinën ushqimore për
foto nga vendi i zjarrit

KRUJË- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë që shërbente për ruajtjen e ushqimit për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe humbjen e disa krerëve të bagëtive.

Sipas informacioneve paraprake flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për kafshët, ndërsa më pas janë përhapur edhe në ambientet pranë kasolles ku mbaheshin lopët. Si pasojë e zjarrit disa prej tyre kanë ngordhur.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë ndërhyrë për vënien nën kontroll të flakëve. Megjithatë zjarri ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të bazës ushqimore përfshirë edhe rezervat e jonxhës, si dhe dëmtimin e bagëtive.

Magazina dhe kafshët ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës, të cilët kanë pësuar humbje të konsiderueshme nga kjo ngjarje.

Ndërkohë shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë. Pritet që verifikimet përkatëse të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet që çuan në përhapjen e flakëve./ZËRI

MOS HUMB