Aktualitet

Sherri në Vlorë, Policia: Arrestohet 34-vjeçari, nxorri armën gjatë konfliktit dhe u përpoq të largohej (EMRI)

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari Mario Meçanaj tentoi të largohej, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët.

zh.ll
Sherri në Vlorë, Policia: Arrestohet 34-vjeçari, nxorri
arma dhe grushti ushtarak i sekuestuar

VLORË- Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Policia ka dhënë detaje nga sherri i mbrëmshë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku ka ndërhyë gjatë një konflikti ku janë përfshirë një 41-vjeçar dhe një 34-vjeçar. Ky i fundit është arrestuar, pasi dyshohet se ka tentuar të përdorë armën e zjarrit gjatë konfliktit.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari Mario Meçanaj tentoi të largohej, por u kap dhe u neutralizua nga efektivët. Gjithashtu, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Yacht”, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të përdorte armë zjarri gjatë një konflikti.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe një përforcues metalik grushti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Yacht”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë patrullimit në lagjen “Uji i Ftohtë”, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Rrapi”, punonjësit e Policisë konstatuan një konflikt për motive të dobëta mes 34-vjeçarit dhe shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës. Gjatë ndërhyrjes, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga punonjësit e Policisë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, gjatë konfliktit, 34-vjeçari ka tentuar të përdorë një armë zjarri pistoletë, të cilën më pas e ka hedhur në rërë, në vendin ku u kap nga shërbimet e Policisë. Arma u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjet një përforcues metalik grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MOS HUMB