ZVËRNEC- Një godinë e vogël në zonën e Zvërnecit, pranë kanalit që lidh lagunën e Nartës me detin, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Godina, e cila përdorej për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, duke rrezikuar përhapjen edhe në pyllin me pisha aty pranë. Megjithatë, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur vënien nën kontroll të situatës.
Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa pritet pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. /ZËRI