Aktualitet

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë

Mësuesi 35-vjeçar është kallëzuar nga 7 nxnëse të shkollës dhe u ndalua menjëherë nga policia.

zh.ll
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual
mberritja ne gjykaten e vlores

VLORË- Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku do të njihet me vendimin për caktimin e masës së sigurisë. 35-vjeçari akuzohet për ngacmim seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Mësuesi 35-vjeçar është kallëzuar nga 7 nxnëse të shkollës dhe u ndalua menjëherë nga policia. Gjatë dëshmisë së tyre në Polici, mësohet se vajzat kanë treguar një episod të ndodhur gjatë një ore mësimi në palestër, ku, sipas tyre, mësuesi u kishte drejtuar udhëzime të tilla si: “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”. Ndërkohë, njëri nga vajzat, deklaroi për mediat se vetë ajo nuk ka qenë viktimë e sjelljeve të pretenduara të mësuesit. Madje, sipas saj, nuk ka dijeni për mesazhe apo takime individuale mes mësuesit dhe nxënëseve.

Nga ana tjetër, kolegët e tij janë shprehur të habitur, duke deklaruar se ai ka qenë mjaft korrekt me sjelljen e tij. Njëri prej tyre, shprehe i bindur se nuk e besonte aspak se ai mund ta ketë bërë një gjë të tillë. /ZËRI

MOS HUMB