TIRANË- Ulian Shpataraku do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit për një masë sigurie më të butë.
Gjithashtu, gjykata hodhi poshtë edhe kërkesën e mbrojtjes që çështja t’i kalonte për kompetencë Prokurorisë së Durrësit. Mësohet se gjatë seancës, avokatët paraqitën një raport mjekësor të Spitalit Amerikan dhe argumentuan se bashkëshortja e Shpatarakut, për shkak të gjendjes shëndetësore, nuk mund të kujdesej e vetme për tre fëmijët e mitur. Po ashtu, mbrojtja ka argumentuar se ai nuk mund të ndikonte te provat, pasi SPAK i kishte administruar tashmë
Shpataraku u arerstua pasditen e 26 gushtit, teska po drejtonte mjetin tip ‘Audi’, me të cilin po lëvizte biznesmeni Ergys Agasi. Ai ishte shpallur po ashtu në kërkim, pas një konflikti verbal me një prej kamerierëve dhe administratorin e një hoteli në Dhërmi. Gjatë debatit, stafi i hotelit ka deklaruar se ish-zyrtari i policisë i ka kërcënuar me jetë. Pas ngjarjes, punonjësit dhe administratori bënë kallëzim në Komisariatin e Policisë Himarë.
Uljan Shpataraku mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Elbasanit, deri në emërimin e Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, ku u transferua në strukturat qendrore, duke punuar pranë Drejtorit të Përgjithshëm. Shpataraku u emërua asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit.
Por pas ndryshimeve në drejtimin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku u shkarkua nga detyra. Pas emërimit të Skënder Hitës në vend të Prodës, Shpataraku u largua me argumentimit zyrtar, 'mosparaqitja në detyrë'./ZËRI