Aktualitet

Protesta e së shtunës, Policia: 4 të arrestuar, 7 nën hetim dhe 12 gjoba, njëra 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar

Protesta e djeshme, 7 tetor, nisi si një tubim përpara Ministrisë së Arsimit dhe u kthye në një protestë të shoqëruar me incidente.

zh.ll
Protesta e së shtunës, Policia: 4 të arrestuar, 7 nën hetim
pamje nga protesta e te shtunes

TIRANË- Katër persona janë arrestuar, ndërsa 7 janë proceduar penalisht, pas protestës së djeshme në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, këtë persona kundërshtuan, goditën me sende të forta e lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, mjete për të hedhur gurë dhe sfera metalike, një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera. Gjithashtum janë vendosur 12 masa administrative, njëra prej tyre 500 mijë lekë ndaj një shtetasi të maskuar, i cili sipas policisë, ka kryer veprime të dhunshme ndaj efektivëve. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht 7 të tjerë.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kanabis, një send metalik shpues, mjete për të hedhur gurë dhe sfera metalike, një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera.

Vendosen 12 masa administrative në bazë të Aktit Normativ, njëra prej tyre në vlerën 500 000 lekë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

K. N., 24 vjeç, M. K., 19 vjeç, B. M., 19 vjeç dhe Z. N., 34 vjeç.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 7 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. N. iu gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një send metalik shpues, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjetën një send imitues i armës së zjarrit dhe 50 sfera.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 12 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm.

Njëra prej masave administrative, në vlerën 500 000 lekë, është vendosur ndaj një shtetasi, i cili, i maskuar me kapuç, ka kryer veprime të dhunshme, duke goditur me gurë në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Kryeministrisë. Punonjësit e Policisë i kanë bërë disa thirrje për ndërprerjen e veprimeve të dhunshme dhe shpërndarjen e tubimit, por ai nuk i ka respektuar këto thirrje.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Protesta e së shtunës në Tiranë u shoqërun me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Si pasojë, protesta nuk u kalua pa shoqërime e gjoba. Mësohet se 12 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa 10 të tjerë u gjobitën për bllokim të rendit publik.

Protesta e djeshme, 7 tetor, nisi si një tubim përpara Ministrisë së Arsimit dhe u kthye në një protestë të shoqëruar me incidente. Protesta nisi në orën 14:00, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërësa paralelisht, Partia Demokratike kishte organizuar një marshim në mbështetje të tyre.

Por, as kjo nuk kaloi pa incidente. Disa studentë kundërshtuan praninë e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe kërkuan largimin e tyre, teksa situata përëshkallëzoi me përplasje mes tyre. Më pas, pas këtyre epsidove të Ministria e Arsimit, protesta u zhvendos përpara Kryeministrisë. Aty u regjistruan sërish incidente, hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të efektivëve, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me autobotin e ujit duke i shpërndarë protestuesit. /ZËRI

MOS HUMB