Aktualitet

'Sel Çami' u vra në oborr, Policia sqaron: I plagosur ka mbetur nipi, jo vëllai i tij

Fillimisht, në informacionin paraprak të policisë u raportua se personi i plagosur ishte vëllai i 60-vjeçarit që mbeti i vrarë.

zh.ll
'Sel Çami' u vra në oborr, Policia sqaron: I plagosur ka
vendngjarje

FIER- Policia e Fierit ka dalë me një tjetër reagim lidhur me vrasjen e Selami Hasanit, duke sqaruar se 47-vjeçari Jakup Hasani,, i cili mbeti i plagosur nuk është vëllai, por nipi i tij. Fillimisht, në informacionin paraprak të policisë u raportua se personi i plagosur ishte vëllai i 60-vjeçarit që mbeti i vrarë.

Ndërkohë, policia bën me dije gjithashtu se vijojnë kontrollet në zonë dhe në disa banesa e ambiente të ndryshme, me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftim:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier, sqarojmë se shtetasi J. H., 47 vjeç, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri, nuk është vëllai i shtetasit S. H., 60 vjeç, që mbeti i vrarë, por është nipi i tij.

Ndërkohë, të gjitha shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht për kapjen e autorëve, ku vijojnë kontrollet në zonë, në disa banesa dhe ambiente të ndryshme.

Njëkohësisht, janë koordinuar veprimet edhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Vlorë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet për fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për zbardhjen e autorësisë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

MOS HUMB