vlore
VLORË- Policia e Vlorës ka shtuar masat e sigurisë, pas vrasjes së Selami Hasanit, në Fier. Në hyrje të qytetit të Vlorës janë ngritur pika kontrolli, ku efektivët ndalojnë automjetet dhe kryejnë verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Deri më tani, janë gjetur 2 makina të djegura në dy zona të ndryshme. Fillimisht, policia gjeti një automjet që po digjej në fshatin Dërmenas. Ndërkohë, një tjetër makinë, tip “Volvo”, është gjetur e djegur pranë rrethrrotullimit të Pojanit./ZËRI