Aktualitet

Vrasja e Selami Hasanit, nëndrejtori i Policisë së Fierit jep detajet: Viktima ishte duke punuar kur u ekzektua

Ai bëri me dije se po sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa sqaroi se i plagosur nga të shtënat ka mbetur nipi i viktimës dhe jo vëllai i tij, siç u raportua fillimisht.

zh.ll
Vrasja e Selami Hasanit, nëndrejtori i Policisë së Fierit jep
Alket Ahmetaj, zv.drejtor i policisë së Fierit

FIER- Zv.drejtori i i policisë së Fierit, Alket Ahmetaj, ka dhënë një deklaratë për mediat mbi vrasjen e Selami Hasanit, i cili u gjet i vrarë në oborrin e banesës mëngjesin e sotëm.

Ahmetaj thotë se Selami Hasani ishte duke punuar në murin rrethues të banesës së tij në momentin kur autorët e ekzekutuan. Ai bëri me dije se po sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa sqaroi se i plagosur nga të shtënat ka mbetur nipi i viktimës dhe jo vëllai i tij, siç u raportua fillimisht.

"Rreth orës 09:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “1 Maji”. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se një shtetas kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur. Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprës penale...Mund t’ju them se viktima ka qenë duke punuar në murin rrethues të banesës së tij. Aty ka ndodhur ngjarja. Po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Për momentin, po kryhen veprimet e para hetimore. Do t’ju informojmë për zhvillimet”", është shprehur Ahmetaj. /ZËRI

MOS HUMB