TURQI- Pesë ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në provincën e Eskişehirit në Turqi. Aksidenti ajror ndodhi këtë të martë gjatë një fluturimi stërvitor të Forcave Ajrore Turke.
Sipas mediave turke, helikopteri i tipit AS-532 ishte ngritur nga Eskisehiri për të zhvilluar një stërvitje, por u rrëzua pak kohë pas nisjes. Lajmi u konfirmua nga Ministria turke e Mbrojtjes, e cila njoftoi edhe bilancin tragjik të aksidentit.
Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet turke pritet të zbardhin rrethanat e ngjarjes.
Ky është aksidenti i dytë fatal me helikopter ushtarak në Turqi brenda pak javësh. Më 12 nëntor një tjetër helikopter i tipit S-70 u rrëzua në provincën e Malatyas ku humbën jetën katër pjesëtarë të ekuipazhit./ZËRI